Blerta Xhomo: “Light in the Deep” është një rrugëtim i gjatë kërkimi dhe përjetimi
“Light in the Deep” vjen me piktura këtë janar. Ekspozita personale e piktores Blerta Xhomo e çelur në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve, vjen si kulmim i një procesi disa-vjeçar kërkimi artistik dhe reflektimi të thellë. Përmes një gjuhe piktorike të përqendruar dhe intensive, artistja Blerta Xhomo eksploron dualizmin dritë-hije jo si konflikt për t’u zgjidhur, por si gjendje ekzistenciale, duke ftuar publikun në një dialog të heshtur me përjetimin, transformimin dhe vetëdijen njerëzore. Në intervistën për gazetën “SOT” piktorja e mirënjohur Blerta Xhomo thotë se kjo ekspozitë këtë janar nuk është thjesht një paraqitje e veprave të fundit, por një reflektim mbi një proces të gjatë kërkimi dhe rritjeje profesionale. Kjo është ekspozita e tretë personale e Blerta Xhomos në galerinë FAB dhe...
Burimi:
sot.com.al