Behar Gjoka: Ministria e Kulturës ose qendra e librit duhet të sqarojnë kur dhe përse është ndërruar struktura e…
Nga Julia Vrapi Çmimet kombëtare të letërsisë 2024, ku këto ditë janari u shpallën dhe fituesit u shoqëruan edhe me debate mbi transparencën, kriteret dhe vetë strukturën e tyre. Autorë dhe studiues ngritën pikëpyetje mbi mënyrën e organizimit të çmimeve kombëtare, ndryshimin e strukturës së tyre apo edhe heqjen e kategorive si poezia, proza e shkurtër apo edhe letërsia për fëmijë. Studiuesi i letërsisë Behar Gjoka shpreh shqetësimin për mënyrën se si u organizuan çmimet kombëtare apo dhe për mungesën e vlerësimit institucional. Si studiues i letërsisë ai sjell në vëmendje dhe ndryshimet në strukturën e çmimeve kombëtare të letërsisë këtë vit, ku sipas tij disa zhanre të rëndësishme si proza e shkurtër, poezia dhe letërsia për fëmijë nuk të përfshira. “Rastisa në ceremoninë e...
Burimi:
sot.com.al