Bashkim Zahaj: Ministria e Kulturës duhet të jetë transparente në përzgjedhjen e projekteve artistike

Bashkim Zahaj: Ministria e Kulturës duhet të jetë transparente në përzgjedhjen e projekteve artistike

Problemet në fushën e artit dhe kulturës kanë nxitur herë pas here kritika ndaj institucioneve, të cilat duhet të mbështesin krijuesit dhe të sigurojnë, që projektet kulturore të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme. Pas publikimit të listës së projekteve fituese, që do të mbështeten financiarisht nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për vitin 2026, në komunitetin artistik janë ngritur disa pyetje lidhur me transparencën dhe mënyrën e përzgjedhjes së tyre. Diskutimi lidhet veçanërisht me nevojën për publikimin e emrave të komisionit vlerësues, mënyrën e vlerësimit të projekteve dhe kriteret që ndjek institucioni në këtë proces. Bashkim Zahaj është një skenograf dhe artist i njohur, i cili ndan mendimin e tij mbi rëndësinë e një procesi më të hapur dhe më të...