Bashkia apo Ministria? Paulin Zefi mbështet menaxhimin lokal të Memorialit të Fishtës në Lezhë
Nga Julia Vrapi Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, që pritet të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti, mbetet subjekt debati për mënyrën e administrimit. Në vendlindjen e At Gjergj Fishtës, pritet të hapë dyert një qendër e re kulturore dhe kreative, e cila ngre debate mbi menaxhimin, duke u diskutuar nëse duhet të jetë nën përgjegjësinë e Bashkisë Lezhë apo të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Përgjegjësi i trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Lezhës historiani Paulin Zefi shprehet se mënyra më e mirë për menaxhimin e Memorialit të Fishtës mbetet nën administrimin e Bashkisë Lezhë, e cila ka përvojë të mirë në këtë drejtim. Ai thekson gjithashtu rëndësinë që Memoriali të hapë sa më shpejt dyert për vizitorët dhe të kthehet në një...
Burimi:
sot.com.al