Bashkëpunim me Francën në fushën e kinematografisë

Bashkëpunim me Francën në fushën e kinematografisë

Bashkëprodhime kinematografike mes Shqipërisë dhe Francës. Ministri Blendi Gonxhja deklaroi se marrëveshja e bashkëprodhimit kinematografik mes Shqipërisë dhe Francës synon të krijojë kushte të favorshme për zhvillimin e industrisë së filmit. Sipas tij, ajo lehtëson bashkëpunimin mes producentëve, garanton mbështetje financiare dhe rrit pjesëmarrjen e profesionistëve shqiptarë në projekte ndërkombëtare. “Marrëveshja mbi bashkëprodhimin kinematografik ndërmjet qeverisë së Republikës Franceze dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë synon nxitjen dhe lehtësimin e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet subjekteve prodhuese të të dy vendeve. Kjo marrëveshje, përcakton kushtet e pranimit të veprave në status bashkëprodhimi, përqindjet e kontributit financiar, si dhe kërkesat për pjesëmarrje artistike dhe teknike. Veprat e pranuara konsiderohen vepra kombëtare në të dy vendet dhe përfitojnë të njëjtat avantazhe ligjore dhe financiare si prodhimet  përkatëse...