Bashkëpunim dhe shkëmbime kulturore, Shqipëria pjesë e UNIMA International

Bashkëpunim dhe shkëmbime kulturore, Shqipëria pjesë e UNIMA International

Marrëveshja me UNIMA International sjell bashkëpunim rajonal dhe shkëmbime kulturore për teatrin e kukullave për fëmijë. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Melci Qirici, gjatë konferencës 2-ditore të mbajtur në Plovdiv të Bullgarisë. Shqipëria mori pjesë në këtë konferencë ndërkombëtare, duke prezantuar projektet e saj artistike dhe duke hapur rrugën për evente dhe festivale të përbashkëta me vendet e Europës Juglindore. Teatri Kombëtar i Kukullave  në Tiranë pjesë e Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë bën me dije se UNIMA International është organizata më e madhe botërore në promovimin e kulturës së teatrit të kukullave për fëmijë. “Shqipëria nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha shtetet pjesëmarrëse të UNIMA International, organizata më e madhe botërore në promovimin e...