Artisti i epikës
Nga Ben Andoni Prej plot çerek shekulli, piktori i njohur nuk është mes të gjallëve, por ka zënë vendin e tij përkrah personazheve që krijoi ndër dekada, në njëfarë mënyre ashtu si dikur piktorët vendosnin në kompozicione edhe veten e tyre. Në këtë rast është pak ndryshe. Fatmir Haxhiu, artisti ynë i epikës, e materializoi perceptimin e publikut dhe të gjithë materialin tonë historik të folklorit dhe atë akademik, duke e shndërruar në personazhe reale. Miti frymoi në telajon e tij dhe tashmë mund të shijohet estetikisht. Shikuesi i prek me emocionet dhe komunikon me një galeri të tërë figurash historike, kurse Haxhiu vetë me punën e tij të orienton në zgafellet e kohës për të njohur tiparet më të mira dhe atë që e...
Burimi:
javanews.al