Arti përballë teknologjisë, ICAE 2026 sjell dialog ndërkombëtar në Universitetin e Arteve
Nga Julia Vrapi Kërkime shkencore, praktika krijuese, diskutime teorike dhe qasje inovative do të jenë në qendër të ICAE 2026, e cila këtë vit vë theksin te “Krijimtaria, Trashëgimia dhe Edukimi Artistik në Kohën e Teknologjisë”. Studiues, artistë, profesionistë të kulturës dhe ekspertë të teknologjisë do të bëhen bashkë për të reflektuar mbi transformimet që po përjetojnë arti pamor, arti skenik, kinematografia, muzika dhe trashëgimia kulturore në epokën digjitale. Konferenca e 2-të Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin, Konferenca ICAE – 2026, “Krijimtaria, Trashëgimia dhe Edukimi Artistik në Kohën e Teknologjisë” në Universitetin e Arteve në Tiranë synon të krijojë një hapësirë të gjerë dialogu, kërkimi dhe reflektimi mbi zhvillimet bashkëkohore në fushat e artit pamor, artit skenik dhe kinematografisë, muzikës, edukimit artistik dhe trashëgimisë kulturore....
Burimi:
sot.com.al