Art dhe traditë në veshjen popullore elbasanase
Ndër veshjet më të bukura dhe më të pasura të Shqipërisë së Mesme, kostumi tradicional i gruas elbasanase simbolizon elegancën dhe mjeshtërinë artizanale. Çdo element i kostumit është i qëndisur me finesë të rrallë, me fije ari e argjendi, gjymysh, tyrtyla dhe inxhi duke e kthyer këtë veshje në një simbol të statusit shoqëror dhe bukurisë tradicionale. Muzeu Etnografik përmes një materiali sjell në vëmendje kostumin popullor të gruas së qytetit të Elbasanit. “Veshja tradicionale e gruas elbasanase përfaqëson elegancën, mjeshtërinë artizanale dhe identitetin qytetar të Elbasanit. Ajo ishte pjesë e traditës së familjeve myslimane dhe përdorej vetëm në momentet më të rëndësishme të jetës. Kostumi përbëhet nga këmisha, çitjanet ,çervja, (të cilat janë mëndafsh) jeleku prej kadifeje,si dhe kamat e çitjaneve”, thuhet në materialin...
Burimi:
sot.com.al