Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Arrëthyesi” me muzikën e Çajkovskit, një klasik i fundvitit në skenë
Nga Julia Vrapi “Arrëthyesi” është një nga baletet më të njohura dhe të dashur në repertorin klasik dhe historia e tij përcjell një sërë temash dhe mesazhesh. “Arrëthyesi” nga Çajkovski është një nga kompozimet më të interpretuara gjatë periudhës së Krishtlindjes. Por historia e baletit “Arrëthyesi” vjen këtë dhjetor edhe në skenën tonë. Një kryevepër klasike e Çajkovskit vjen në skenë me koreografi nga Edi Blloshi. “Arrëthyesi” rikthehet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe me të rikthehet edhe ndjesia e festës, ëndrrës dhe emocionit që vetëm baleti klasik di ta sjellë. Shkruar nga Pyotr Ilyich Tchaikovsky baleti me dy akte është bazuar në historinë “Arrëthyesi dhe Mbreti Miush” nga E.T.A. Hoffmann, libreti sipas Marius Petipa. Muzika e Çajkovskit në vepër është dhe një...