Arbërishtja dhe dialektet shqipe, në qendër të aktivitetit në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
“Dialektet e gjuhës shqipe dhe arbërishtja” ishte aktiviteti, që u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare në Tiranë. Takimi solli në qendër pasurinë e dialekteve dhe të folurave krahinore, si pjesë e identitetit tonë kombëtar, duke u ndalur te evoluimi i shqipes së folur ndër shekuj dhe raporti i saj me gjuhën standarde. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, COD organizoi këtë aktivitet me temë “Dialektet e gjuhës shqipe dhe arbërishtja”, ku arbërishtja u trajtua si një dëshmi e gjallë e vazhdimësisë historike të shqipes dhe si një urë lidhëse me diasporën arbëreshe në Itali. Në këtë aktivitet siç njofton COD u ndanë edhe përvoja konkrete mbi ruajtjen, kultivimin dhe mbështetjen institucionale të saj në këto komunitete. “Në bashkëpunim me...
Burimi:
sot.com.al