Ansambli “Trojet”, ruajtës i identitetit shqiptar  

Ansambli “Trojet”, ruajtës i identitetit shqiptar  

Kultura dhe tradita shqiptare në aktivitetin artistik të ansamblit “Trojet”. Ky ansambël është shndërruar në një vatër të ruajtjes së kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar në diasporë, ndërsa vijon aktivitetin artistik me koncertet e tij. Në qytetin Winterthur- Zvicër, ku jeton dhe punon prej vitesh një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh, ansambli “Trojet” është shndërruar në një vatër të ruajtjes së kulturës. Arben Tafili themelues i tij shprehet se i organizuar mbi baza tërësisht vullnetare, ansambli “Trojet” funksionon falë përkushtimit të prindërve të fëmijëve dhe të rinjve që janë pjesë e tij. “Pa mbështetje financiare institucionale dhe pa interesa përfitimi, ky ansambël ka ndërtuar ndër vite një strukturë të qëndrueshme komunitare, ku kultura dhe tradita shqiptare zënë vend qendror”, thotë ai. Në përbërje të ansamblit janë...