Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“And’rra e Nan’ Terezës-njerëzorja hyjnore”, Justina Aliaj: Me gjithë forcën e shpirtit kam punuar me këtë rol
Nga Julia Vrapi Monodrama “And’rrra e Nan’ Terezës – njerëzorja hyjnore”, një rrëfim i thellë shpirtëror mbi jetën, sakrificën dhe dashurinë universale të Nënë Terezës këtë janar vjen në skenën teatrore. Një vepër e shkruar nga dramaturgu Bashkim Kozeli dhe artistja Justina Aliaj, kushtuar figurës emblematike shqiptare Nënë Terezës. Monodrama shfaqet nesër në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë. Në veprën me regji nga Gëzim Kame dhe përmes një interpretimi të fuqishëm nga aktorja e njohur Justina Aliaj, shpaloset personaliteti i Nënë Terezës në të gjitha dimensionet: përulësia, forca shpirtërore, sakrifica dhe dashuria universale për njeriun. Aktorja Justina Aliaj shpreh njëherazi kënaqësinë dhe emocionin për premierën e monodramës së saj, kushtuar Nënë Terezës, duke theksuar përkushtimin e thellë shpirtëror, punën e...