AND-ja e Çamërisë: linjat atërore shqiptare

AND-ja e Çamërisë: linjat atërore shqiptare

Haplogrupet  Deri tani, kemi 32 rezultate nga Çamëria. E-V13 është haplogrupi më i shpeshtë, me një përqindje të përafërta me treva të tjera shqiptare. Ndërsa degët e E-V13>Z5018 mbizotërojnë në Labëri, kurse ato të E-V13>Z5017 në Toskëri, Çamëria i ka të dyja në numra të ngjashëm. R1b-M269 gjendet pak më rrallë se në trevat e tjera (12.5% vs. 20%). Dallimi më i madh këtu është në dendësinë e R1b-Z2705, që deri tani është gjetur vetëm në një famije, pra ~3% e kampionit, ndërkohë që është ~14% në trevat shqiptare në tërësi. Dega R1b-L51 me ~6% është më lart se në trevat e tjera ku zakonisht del rreth 1%. Një statistikë krejtësisht e veçantë e Çamërisë është mungesa e J2b-L283, që deri tani nuk është gjetur...