Aktivitet përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, shfaqet filmi “Rrethi i kujtesës”

Aktivitet përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, shfaqet filmi “Rrethi i kujtesës”

Aktiviteti përkujtimor i zhvilluar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, me shfaqjen e filmit artistik shqiptar “Rrethi i kujtesës” (1987), u shndërrua në një takim të veçantë reflektimi, dialogu dhe edukimi historik. Të hënën në sallën e kinemasë “Drita” në Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit ishin të pranishëm gjimnazistë të shkollës “Eqerem Çabej”, si edhe studentë të Universitetit Europian të Tiranës, të cilët ndoqën me interes jo vetëm filmin, por edhe bisedën mbi filmin, duke dëshmuar rëndësinë që temat e kujtesës historike kanë për brezat e rinj. AQSHF shprehet se gjatë bisedës për të pranishmit, shkrimtarja Diana Çuli, autore e romanit “Rrethi i kujtesës”, dhe regjisori Esat Musliu ndanë me publikun detaje të rralla dhe mjaft interesante mbi procesin krijues të veprës,...