Adrian Devolli: Shqipëria ka art, por institucionet nuk e shohin
Mungesa e mbështetjes institucionale, financimet e pamjaftueshme dhe hapësirat e kufizuara ekspozuese janë disa nga problemet që rëndojnë sot mbi artin pamor në Shqipëri. Piktori Adrian Devolli shpreh shqetësimin se artistët figurativë po bëhen gjithnjë e më të pakët dhe shpesh ndihen të lënë jashtë vëmendjes së politikave kulturore. Në intervistën për gazetë “SOT”, piktori i njohur Adrian Devolli thekson se ekspozitat organizohen, por në shumë raste kalojnë në heshtje, pa u dokumentuar dhe pa marrë promovimin e duhur. Sipas tij, arti dhe kultura nuk marrin vendin që meritojnë në diskursin publik, i cili dominohet nga lajme negative dhe zhvillime të zymta sociale. Në këtë klimë, piktori Devolli shprehet se krijimtaria zhvillohet më shumë falë përkushtimit personal se sa përkrahjes institucionale. Ai thekson mungesën e...
Burimi:
sot.com.al