9 vite pa penën e Dritëro Agollit, poeti që la gjurmë në letërsinë shqiptare

9 vite pa penën e Dritëro Agollit, poeti që la gjurmë në letërsinë shqiptare

9vjet më parë, më 3 shkurt 2017, u shua shkrimtari dhe poeti i madh Dritëro Agolli, në moshën 85-vjeçare. Krijimtaria letrare që la pas përfshin një larmi gjinish, si: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama dhe skenarë filmash. Për vite me radhë, drejtoi Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ushtroi profesionin e gazetarit në të përditshmen “Zëri i Popullit” dhe për disa legjislatura, shërbeu si deputet. Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në Menkulas. Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku përvijohen traditat heroike të vendit. Në këto tone, ka shkruar romanin “Komisari Memo” (1969), si edhe një sërë vjershash dhe poemash, në të cilat pasqyrohet fryma heroike e periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare. Mes krijimeve të tij satirike,...