7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

Nga ILIR ÇUMANI   Historia e Shqipërisë është e ngarkuar me ngjarje dhe data mjaft të rëndësishme që kanë shenjuar gjurmë të pashlyeshme, shumë prej të cilave kanë lënë plagë që nuk mbyllen lehtë. Ato janë prova të karakterit të një kombi dhe njëkohësisht pasqyra e mënyrës se si një komb zgjedh të kujtojë ose të harrojë veten. Një nga këto data është 7 prilli 1939 — dita kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe kur mbi sovranitetin shqiptar ra një nga hijet më të rënda të historisë moderne. Pushtimi nuk ishte vetëm një akt ushtarak, por një simbolikë nënshtrimi politik dhe moral. Në pak orë u godit jo vetëm territori, por edhe dinjiteti i shtetit shqiptar, i cili ishte ende i brishtë, i...