25 vite mungesë, “Lola” rikthehet në skenë, një balet për dashurinë, tradhtinë dhe hakmarrjen
Nga Julia Vrapi Nga dashuria te lufta, “Lola” baleti që trondit me histori sakrifice dhe krenarie. Pas 25 vitesh mungesë rikthehet baleti “Lola” me muzikë nga Sergei Vasilenko. Një balet për dashurinë, tradhtinë dhe hakmarrjen, rikthehet pas më shumë se dy dekadash në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë dhe do të shfaqet për tre mbrëmje me radhë gjatë muajit mars. Me muzikë nga Sergei Vasilenko dhe një gjuhë koreografike të fuqishme, “Lola” vjen si një balet dramatik, ku pasioni i dashurisë përplaset me flakën e luftës dhe një grua bëhet figura qendrore e rezistencës. “Një histori që vjen në marsin e gruas, duke vendosur në qendër forcën, dinjitetin dhe sakrificën femërore”, thuhet nga institucioni për këtë vepër baleti, që do...
Burimi:
sot.com.al