“24 orë nga jeta e një votuesi”, komedia ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar
Teatri Kombëtar çeli siparin e shfaqjeve me një premiere që nuk synon vetëm të argëtojë, por edhe të trazojë ndërgjegjen qytetare. Komedia satirë-kabare “24 orë nga jeta e një votuesi” erdhi për herë të parë për publikun të martën në mbrëmje, duke sjellë në skenë një pasqyrë të mprehtë të realitetit shqiptar, mes humorit, ironisë dhe reflektimit. Nën regjinë e Driada Dervishit, vepra ndërton një rrëfim që shtrihet përtej një dite të vetme, një 24-orësh që simbolizon rreth 35 vite tranzicion shqiptar. Që në minutat e para, publiku përballet me pyetjen thelbësore. Çfarë peshe ka vota dhe si kthehet ajo, shpesh, në një zakon pa reflektim? “Vjen si një 24-orësh sprint, por ku përfshihen ndoshta 35 vite. Është një ditë që përngjan me shumë ditë...
Burimi:
vizionplus.tv