182 vjet nga lindja e Ismail Qemalit, Atit të Kombit shqiptar

182 vjet nga lindja e Ismail Qemalit, Atit të Kombit shqiptar

Sot shënohet 182-vjetori i lindjes së Ismail Qemalit, një nga figurat më të mëdha të historisë shqiptare dhe themeluesi i shtetit modern të Shqipërisë. Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, duke ngritur flamurin kombëtar dhe duke udhëhequr Qeverinë e Përkohshme si kryeministër i parë dhe ministër i jashtëm i vendit. I lindur në Vlorë në vitin 1844, Qemali zhvilloi një karrierë të shquar në administratën osmane dhe i dedikoi jetën çështjes kombëtare shqiptare, duke punuar për krijimin e një shteti sovran dhe për njohjen ndërkombëtare të tij. Ai konsiderohet “Ati i Kombit” dhe figura e tij nderohet për kontributin themelor në historinë e Shqipërisë.