14 korrik 1284, përmendet për herë të parë gjuha shqipe: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën arbërore”
Jahja Drancolli Më 21 shkurt, me mbështetjen e UNESCO-s, festohet “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare” në të gjithë botën! Kur flasim për gjuhën tonë amtare dhe në këtë kontekst për historinë e gjuhës shqipe, para së gjithash duhet të marrim në konsideratë dokumentet arkivore origjinale-zyrtare dhe mbishkrimet epigrafike, dhe në këtë rast konkret një dokument të Raguzës të regjistruar në kancelari të bashkisë së Raguzës më 14 korrik 1284. Në këtë burim zyrtar, gjuha shqipe përmendet për herë të parë: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën arbërore” (“Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”). Deri më sot, shkenca në përgjithësi nuk ka zbuluar ndonjë dokument më të hershëm se ky që përmend drejtpërdrejt gjuhën arbërore-shqipe. Aludimet se janë zbuluar dokumente...
Burimi:
inforculture.info