“Kujtesa jeton…”/ Kosova përkujton 11 Shtatorin, Kurti: Qëndrojmë me Amerikën

“Kujtesa jeton…”/ Kosova përkujton 11 Shtatorin, Kurti: Qëndrojmë me Amerikën

Krerët shtetërorë të Kosovës kanë kujtuar dhe nderuar viktimat e 11 Shtatorit, duke bërë homazhe pranë memorialit “Kosova kujton”, në 25-vjetorin e sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve, tha se para një çerek shekulli, SHBA-ja u përball më të sulmet më vdekjeprurëse dhe bota pësoi goditjen më të rëndë ndaj vlerave demokratike. “Kosova qëndron pranë SHBA-së jo vetëm pse SHBA-ja kurrë nuk e ka braktisur Kosovën. Ne qëndrojmë dhe gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën sepse përkushtimi ynë ndaj lirisë dhe demokracisë dhe vendosmëria jonë për t’i mbrojtur këto vlera është e palëkundur”, tha Kurti. Ai kujtoi se para një viti kishte vizituar në Nju Jork memorialin kushtuar sulmeve të 11 Shtatorit dhe tha se aty la një...