Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, i cili kundërshton dispozitat e rregullores së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që lidhen me punën e mediave. Vendimi i hap rrugën shqyrtimit në themel të pretendimeve të gazetarëve, të cilët argumentojnë se rregullat e vendosura nga GJKKO kufizojnë ushtrimin e profesionit, aksesin në informacion dhe transparencën e proceseve gjyqësore. Asociacioni iu drejtua Gjykatës Kushtetuese në shtator, duke kërkuar pezullimin dhe më pas shfuqizimin e dispozitave që, sipas tij, cenojnë lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Në qendër të kundërshtimeve janë kufizimet për përdorimin e telefonave celularë dhe regjistrimet audio gjatë seancave gjyqësore, si dhe procedurat e akreditimit të gazetarëve...