“Kudo që shkoj, ka shqiptarë që më qerasin”- Wesley Clark: Ndihem si pjesë e familjes! Historia kërkon guxim dhe ai solli ndryshimin në Kosovë (VIDEO)

“Kudo që shkoj, ka shqiptarë që më qerasin”- Wesley Clark: Ndihem si pjesë e familjes! Historia kërkon guxim dhe ai solli ndryshimin në Kosovë (VIDEO)

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, foli për lidhjen e tij me shqiptarët, guximin e rezistencës në Kosovë dhe përvojat në Ruandë e Bosnje që ndikuan në vendosmërinë e tij për të mos lejuar përsëritjen e mizorive, gjatë mbrëmjes gala të organizuar në SHBA nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane. Në aktivitet, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Clark u nderua me një çmim. Në fjalën e tij, ai tha se vlerësimi kishte një kuptim që shkonte përtej ceremonisë: ndjenjën se ishte pjesë e komunitetit shqiptar. “Dua t’ju them thjesht se sa i nderuar jam që marr këtë çmim, por është më shumë se kaq: është të jesh pjesë e komunitetit tuaj. Sa herë që udhëtoj, kudo që shkoj, gjithmonë ka dikë nga Shqipëria. Ndihem si...