Tre persona u plagosën gjatë përplasjes me armë për 12 kg kokainë, dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët
Gazeta e njohur belgo-holandeze “Provinciale Zeeuwse Courant” (PZC) shkruan se këtë të mërkurë u zhvillua në Belgjikë seanca gjyqësore për dy grupet, njëri shqiptar dhe tjetri belg, të përfshinë në një shkëmbim zjarri më 16 tetor 2024. Ngjarja ndodhi në qytetin e Anversës në mes të ditës ku 3 persona mbetën të plagosur rëndë. Shkak u bë një marrëveshje e prishur për blerjen e 12 kilogramëve kokainë e ndarë në 12 pako. Prokuroria akuzon shumicën e të dyshuarve për trafik droge dhe tentativë vrasjeje. Prokurori tha gjithashtu se u qëlluan të paktën 16 plumba, por nuk mund të përcaktonte se kush ka hapur zjarr i pari dhe kush ka qëlluar kë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit të dyshuarit ishin shumë afër njëri-tjetrit dhe të gjithëve u...
Burimi:
javanews.al