Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkoi burg përjetë, mbrojtja e Altin Hajrit: Nuk ka lidhje me ngjarjen

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkoi burg përjetë, mbrojtja e Altin Hajrit: Nuk ka lidhje me ngjarjen

Avokatët e Altin Hajrit, pronarit të kompleksit Golden në Shijak, i cili po gjykohet në mungesë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës kanë kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e tij me burg përjetë. Mbrojtja e Hajrit bëri sot kundërshtimet përfundimtare, ndërsa GJKKO pritet të shprehet me vendimin për dënimin e Hajrit. Avokati Aranit Roshi pretendon se Hajri nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se sipas tij, persona me kapuç kanë ardhur në ambientet e biznesit të tij dhe i kanë thënë se personi në fjalë (Jan Prenga) është sëmurë. Avokati ka pretenduar se Hajri i ka dhënë ujë dhe më pas kur ka parë armë dhe shenja gjaku ka kuptuar se bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë dhe ka larguar familjen...