Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Plagosja me armë zjarri në Mamurras, shkak u bë…xhirimi i gomave
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras. Sipas burimeve i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia, dhe ka patur një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryehen kontrolle për kapjen e tij. Sipas të dhënave i plagosuri i kishte kërkuar autorit që të lëvizte me kujdes dhe mos të xhironte gomat, dhe pas kësaj i riu është përgjigjur me të shtëna duke qëlluar dy herë me pistoletë ku njëri nga plumbat i kapi krahun Pjetër Markut. Ky i fundit po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.