Arrestohet 19-vjeçari në Lushnje, shfrytëzonte brazilianen prej dy muajsh

Arrestohet 19-vjeçari në Lushnje, shfrytëzonte brazilianen prej dy muajsh

Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin e koduar “Pitstop”, duke goditur një rast shfrytëzimi për prostitucion të një shtetaseje të huaj. Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 19 vjeç, banues në Karbunarë e Madhe, i cili dyshohet se për rreth dy muaj ka shfrytëzuar për prostitucion një shtetase braziliane 25-vjeçare, të cilën e kishte strehuar fillimisht në ambiente të ndryshme dhe më pas në banesën e tij. Shtetasja braziliane ushtronte prostitucionin në ambiente të tjera dhe ndaj saj ka nisur procedimi penal për veprën “Ushtrimi i prostitucionit”. Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar edhe dy telefona celularë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.