Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)
Kryeministri Albin Kurti ka dalë me një propozim të ri për PDK-në gjatë konferencës së mbajtur për mediat. Kurti ka thënë se janë të gatshëm ta votojnë së pari në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, nëse PDK-ja zotohet se do të marrë pjesë me votë në zgjedhjen për president. Emrat për president, Kurti ka thënë se janë Glauk Konjufca ose Feride Rushiti. Në një konferencë, Kurti ka deklaruar se LVV është e gatshme që fillimisht të votojë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, nëse PDK-ja zotohet se do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit. “Le të bëjmë sonte një seancë Kuvendi me dy pika: votimi i projektligjit të dytë për Specialen dhe zgjedhja...
Burimi:
javanews.al