Kovac mesazh Kompany para “klasikes”: I uroj shërim të shpeshtë, e njoh presionin që ka si trajner i Bayern

Kovac mesazh Kompany para “klasikes”: I uroj shërim të shpeshtë, e njoh presionin që ka si trajner i Bayern

Ka pasur një valë urimesh për trajnerin e Bayern Munich, Vincent Kompany, pasi ai u rrëzua të premten e kaluar në “Säbener Straße”, pas seancës stërvitore të ekipit të parë. Belgu sapo kaloi një infeksion si dhe probleme me ijën që e kishin penguar të lëvizte lirshëm në dy ndeshjet e fundit të Bayern. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse rrëzimi kishte lidhje me sëmundjen nga e cila ai po shërohej. Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, i cili më parë ka luajtur dhe ka drejtuar Bayern, i dërgoi urimet e tij kolegut rival para ndeshjes që dy skuadrat do të luajnë këtë fundjavë në sfidën e vlefshme për kreun e Bundesliga. “Ashtu si të gjithë tifozët e futbollit, i uroj gjithë të mirat. Shpresoj të...