Kosova nuk humbet asnje minut/ Nis mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve për zhbërjen e Gjykatës Speciale
Në Kosovë raportohet se ka nisur mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, me një pikë të vetme në rendin e ditës: diskutimin për zhbërjen e Dhomave të Specializuara në Hagë. Sipas raportimeve të mediave kosovare, deputetë të partive opozitare kanë nisur procedurat për sigurimin e firmave të nevojshme për të paraqitur nismën në Kuvend. Nisma vjen pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Deri në këtë fazë bëhet fjalë për një nismë parlamentare në proces dhe jo për një vendim të marrë për zhbërjen e Dhomave të Specializuara. Për vijimin e saj pritet të shihet nëse do të sigurohet numri i nevojshëm...
Burimi:
ntv.al