KOPISTET E BERISHES U BËNË XHEPISTA, PASTAJ LLAPISTA DHE NE FUND IKEN SI BUTAK

KOPISTET E BERISHES U BËNË XHEPISTA, PASTAJ LLAPISTA DHE NE FUND IKEN SI BUTAK

Një sulm i ashpër ndaj zhvillimeve brenda Partisë Demokratike vjen nga Myslim Murrizi. Në një opinion të tij, Murrizi rikthehet te grupimi i njohur si KOP, Komiteti i Orientimit të Politikave, duke ironizuar fatin politik të anëtarëve të tij pas daljes së PD-së në opozitë. Sipas Murrizit, pjesëtarët e KOP-it, të cilët ishin pjesë e PD-së gjatë viteve të pushtetit 2005–2013, nisën të largoheshin njëri pas tjetrit pas vitit 2013, duke iu afruar pushtetit. Me një gjuhë tejet thumbuese, ai shkruan se ata u larguan “si butak”, duke u ulur, sipas tij, “në prehrin e pushtetit”. Murrizi e zhvendos kritikën edhe te drejtuesit e sotëm të PD-së, duke pretenduar se partia nuk ka vlerësuar sa duhet demokratët që kanë qëndruar në opozitë dhe kanë ruajtur...