Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen 4 nënkryetarë, PDK mbetet jashtë

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen 4 nënkryetarë, PDK mbetet jashtë

Me përfundimin e procesit të konstituimit, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur katër nga pesë nënkryetarët e legjislativit. Nga Lëvizja Vetëvendosje, në postin e nënkryetarit është zgjedhur Ardian Gola, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet në Kryesinë e Kuvendit nga Kujtim Shala. Përfaqësuesja e komunitetit serb në postin e nënkryetares është zgjedhur Tanja Vujoviç, ndërsa për komunitetet joshumicë është zgjedhur Emilija Rexhepi. Posti i nënkryetarit që i takon Partisë Demokratike të Kosovës ka mbetur ende vakant. PDK-ja nuk mori pjesë në seancën konstituive dhe ka pezulluar kandidaturën e Vlora Çitakut, në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Me zgjedhjen e katër nënkryetarëve përfundon pjesa kryesore e procesit të konstituimit të Kuvendit, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar përfaqësuesi i PDK-së në Kryesinë e legjislativit.