Konstituohet Kuvendi i Kosovës pa nënkryetarin e PDK, paralajmërohet padi në Kushtetuese
Pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës në seancë dhe tërheqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, procesi i konstituimit të Kuvendit u mbyll sot, pasi u zgjodhën të gjithë kandidatët e tjerë. Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik” dhe se procesi do të vazhdojë me propozimet e LDK-së. Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota për. Ndërsa, pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, Kuvendi arriti ta zgjedhë edhe deputeteten serbe Tanja Vujoviqit, që mori edhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa nga LDK-ja. Nga minoritetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi. “Konsideroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i...
Burimi:
javanews.al