Konferenca e Kryetarëve, Tabaku kundërshton përjashtimin e Bardhit dhe Balliut: Shkelje e rregullores
Konferenca e Kryetarëve, Tabaku kundërshton përjashtimin e Bardhit dhe Balliut: Shkelje e rregullores Deputetja e PD, Jorida Tabaku, kundërshtoi në Konferencën e Kryetarëve vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut, duke e cilësuar atë të papranueshëm dhe në shkelje të Rregullores së Kuvendit. Tabaku kritikoi gjithashtu propozimet për ndryshimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, duke argumentuar se axhenda është e ngarkuar me projektligje, interpelanca dhe shqyrtimin e buxhetit. Ajo kërkoi që Kuvendi të përqendrohet te interpelancat dhe projektligjet e shtyra nga seancat e mëparshme, në vend që të ndryshojë kalendarin e punimeve. Jorida Tabaku: Dua t’ju kujtoj, zoti kryetar, se vendimi i Komisionit të Etikës, i marrë ditën e djeshme, është në shkelje të plotë të...
Burimi:
sot.com.al