Kompania turke merr leje ndërtimi për park fotovoltaik në Vau Dejës, ishte konkurrente e vetme në garë
Pas parkut fotovoltaik 62 megavat në Taç të Kolonjës, kompania turke Fortis Energy & Construction ka marrë lejen e ndërtimit për një tjetër park po me këto përmasa. Këtë herë në veri të vendit.Në mbledhjen e 17 korrikut të këtij viti, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe ujit miratoi lejen për një park fotovoltaik me kapacitet 62 megavat në Bashkinë Klos për llogari të Fortis Construction.Kompania turke, e cila mbiu në Shqipëri nga hiçi, tashmë është shndërruar në një nga lojtarët më agresivë në tregun e energjisë diellore. Në fillim të vitit 2024 ajo mori mbi 30 hektarë toka me qira qesharake nga Bashkia e Vaut të Dejës, përmes një ankandi pa garë.Oferta e Fortis ishte e vetmja në katër lotet e ankandit duke rezultuar automatikisht...
Burimi:
sarandanews.com