Komisioni i Ligjeve miratoi në parim Territorialen, shtohen 6 qytete të tjera me propozim të PS, por bashkitë do mbeten 46-të! Rinasi i kalon Tiranës
Komisioni i Ligjeve ka miratuar në tërësi Reformën Territoriale, së bashku me ndryshimet e propozuara gjatë diskutimeve. Projektligji mori 8 vota pro, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në momentin e votimit. Një nga ndryshimet e fundit në hartën territoriale lidhet me shtimin e 6 qyteteve të tjera, me propozim të deputetit socialist Ermal Paci. Në këtë mënyrë, numri i qyteteve të parashikuara në hartën e re shkon nga 71 në 77, ndërsa numri i bashkive do të jetë 46, informon A2. Harta e re përcakton gjithashtu kufirin territorial mes Tiranës dhe Vorës. Autostrada Thumanë-Kashar do të shërbejë si kufiri ndarës mes dy bashkive, ndërsa segmenti i autostradës që vijon deri në Rinas do të jetë pjesë e Bashkisë së Tiranës.
Burimi:
javanews.al