Kombëtarja U21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, hyrja falas në “Air Albania”
Kombëtarja U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, që do të zhvillohet nesër, më 13 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj sfide, duke mbyllur kështu përgatitjet për takimin e radhës. Gjendja e ekipit paraqitet shumë e mirë, me të gjithë futbollistët në dispozicion dhe pa probleme fizike. Kjo miqësore është një tjetër mundësi e rëndësishme për stafin teknik për të parë nga afër gjendjen e lojtarëve dhe për të vijuar punën me grupin në kuadër të objektivave të Kombëtares U-21. FSHF fton të gjithë tifozët shqiptarë të jenë të pranishëm në “Air Albania” dhe të mbështesin nga afër kuqezinjtë në këtë përballje. Hyrja në...
Burimi:
sportiim.al