Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy miqësoret e radhës për muajin shtator
13 Shtator 2026 16:16 Telesport Kombëtarja U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi U-17, në kuadër të përgatitjeve dhe programit të aktivitetit të ekipeve kombëtare të moshave. Sfida e parë do të luhet në transfertë, më 25 shtator, në orën 17:00, në Malin e Zi. Tri ditë më vonë, më 28 shtator, kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë, këtë herë në shtëpi. Përballja Shqipëri U-17 – Mali i Zi U-17 do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 11:00. Dy ndeshjet do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar grupin dhe për të vijuar punën me futbollistët e kësaj grupmoshe, në funksion të përgatitjeve për aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare.
Burimi:
telesport.al