Kombëtarja U-17 spektakël në “Loro Boriçi”, kuqezinjtë mposhtin 5-1 Malin e Zi

Kombëtarja U-17 spektakël në “Loro Boriçi”, kuqezinjtë mposhtin 5-1 Malin e Zi

Kombëtarja U-17 ka dhuruar një paraqitje spektakolare në “Loro Boriçi”, duke mposhtur 5-1 Malin e Zi U-17 në ndeshjen e dytë miqësore mes dy skuadrave. Pas barazimit 2-2 në sfidën e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe realizuan plot pesë gola. Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Rei Shpuza (GK), Aend Cekrezi, Drion Ibrahimi, Rian Nezaj, Jon Ajvazi (C), Sebastian Sina, Eldin Veliu, Lorent Zhara, Klevis Basha, Rajan Dybeli, Gentian Sharka. Shqipëria e nisi takimin me ritëm dhe arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 21-të. Ishte Gentian Sharka ai që dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve. Në pjesën e dytë, Shqipëria ishte e papërmbajtshme dhe e thelloi menjëherë avantazhin....