Kombëtarja nis përgatitjet për UEFA Nations League, trajneri Maran shpall të shtunën listën e të grumbulluarve
Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë fundjavë përgatitjet për ndeshjet e UEFA Nations League, me kuqezinjtë që do të kenë një kalendar të ngjeshur gjatë muajve shtator dhe tetor, me katër sfida në program. Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë të shtunën, më 19 shtator, në orën 11:00 në Shtëpinë e Futbollit, listën e lojtarëve të grumbulluar për këto përballje. Shpalljen e listës, tekniku italian do ta bëjë gjatë konferencës për media, ku do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve dhe do të komentojë zgjedhjet e tij për sfidat e radhës. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Bjellorusinë në shtëpi, më 26 shtator, ndërsa tre ditë më pas do të udhëtojnë drejt San Marinos për ndeshjen e 29 shtatorit. Më pas, Kombëtarja do të luajë në transfertë...
Burimi:
sportekspres.com