Klopp: Futbolli ynë ka nevojë për më shumë stërvitje, përgjegjësia për humbjen është e imja
Trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka marrë përsipër përgjegjësinë për humbjen 1-0 të skuadrës së tij ndaj Greqisë, në fazën e grupeve të Nations League të dielën. Një goditje nga Dimitrios Kourbelis, e cila pësoi devijim, në minutën e 74-t ishte e mjaftueshme që Greqia të siguronte fitoren në stadiumin “WWK Arena” në Augsburg, në ndeshjen e dytë të Klopp në krye të ekipit gjerman. Ish-trajneri i Liverpool është ende në kërkim të fitores së parë, pas barazimit 1-1 me Holandën të enjten. Pas ndeshjes, Klopp i tha transmetuesit gjerman ARD se futbolli i skuadrës së tij ka nevojë për stërvitje dhe e përshkroi paraqitjen si disi kaotike. “Nuk e prisja atë gol dhe humbjen, por as nuk më habiti fakti që ata ia dolën...
Burimi:
telesport.al