Klementin Mile “zbërthen” protestën: Është në funksion të luftës politike në SHBA!

Klementin Mile “zbërthen” protestën: Është në funksion të luftës politike në SHBA!

Pedagogu i njohur Klementin Mile, i ftuar në “Real Story” u shpreh se protesta në Shqipëri mund të përdoret në funksion të luftës politike në Shtete e Bashkuara të Amerikës, mes demokratëve dhe republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. “Ajo fillesa e protestës, gjeneza e saj është e mistershme dhe e çuditshme për një vend si ne që nuk e kemi pasur traditë. Mund të jetë edhe në funksion të luftërave politike që bëhen në Amerikë, kaq e thjeshtë është. Nuk e kam thënë në ndonjë studio, s’kam patur fakte për ta thënë”, tha ai. Ai shpjegoi se zgjedhjet amerikane janë një test për “fatin” e protestës “Zgjedhjet amerikane janë test, në kuptimin të shohim se çfarë ndodhi. Pas tyre, a do vazhdojë protesta po njësoj...