“Kishte shumë provokime”- Shaqiri rikthehet te gjesti i shqiponjës ndaj Serbisë: Ishte një reagim emocional!
Xherdan Shaqiri ka folur sërish për një nga momentet më të komentuara të karrierës së tij, gjestin e shqiponjës dykrenare që bëri së bashku me Granit Xhakën dhe Stephan Lichtsteiner gjatë ndeshjes Zvicër–Serbi në Kupën e Botës 2018. Në një intervistë të fundit, futbollisti me origjinë shqiptare është ndalur te atmosfera e asaj përballjeje, duke kujtuar provokimet që, sipas tij, shoqëruan ndeshjen dhe emocionet që çuan në festimin e famshëm. “I kujtoj atmosferën para dhe gjatë asaj ndeshjeje. Kishte shumë provokime dhe gjesti ishte një reagim emocional. Për mua rëndësi kishte fitorja në aspektin sportiv dhe jo politik, por më pas ngjarja mori përmasa të mëdha politike dhe mediatike”, u shpreh Shaqiri. I pyetur nëse mediat e kishin ekzagjeruar mënyrën se si e trajtuan këtë...
Burimi:
javanews.al