Katër skuadra ndajnë kreun e renditjes së Euroleague, Barcelona triumfon në Athinë
Janë luajtur ndeshjet e raundit të 11-të të sezonit të rregullt në Euroleague në basketboll për meshkuj. Katër skuadra udhëheqin renditjen me nga 8 fitore dhe 3 humbje secila. Në vendin e parë ndodhet Valencia Basket, surpriza e këtij sezoni. Spanjollët fituan 102-87 ndaj Bayern Munich. Spanjollët ndajë kreun bashkë me Panathinaikos, Olympiacos dhe Barcelona. Mjaft e fortë ndeshja që nxori fituese Barcelona, që mundi 76-74 pikërisht Panathinaikos në Athinë. Ndërsa kampionët në fuqi të Olympiacos fituan 101-72 ndaj Dubai Basketball. Mirë u paraqit edhe Real Madrid, që mundi 105-84 një rival të fortë si Crvena Zvezda. Zhgënjen skuadra turke e Fenerbahce, që u mund 111-109 nga Paris Basketball. Humbasin edhe Armani Milano e Viertus Bologna. Euroleague-Raundi i 11-të Partizan Beograd – Baskonia Gasteiz, 80-66...
Burimi:
telesport.al