Kategoria e Parë: Super fitore për Besën dhe Pogradecin. Flamurtari zhgënjen sërish

Kategoria e Parë: Super fitore për Besën dhe Pogradecin. Flamurtari zhgënjen sërish

16 Shtator 2026 19:25 Telesport Java e tretë e Kategorisë së Parë uli siparin këtë të mërkurë, me të gjashtë sfidat që u luajtën gjatë pasdites dhe dhuruan rezultate interesante në kampionat. Besa regjistroi fitoren e radhës, duke triumfuar me shifrat 5-0 ndaj Orikut. Në “Kukës Arena”, Pogradeci mori një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Kukësit, ndërsa Bylisi dhe Besëlidhja ndanë pikët pas barazimit pa gola. Në një tjetër sfidë të kësaj jave, Korabi dhe KF Iliria u ndalën në barazimin 1-1. Kastrioti siguroi tri pikët në shtëpi ndaj Flamurtarit, me fitoren 1-0, ndërsa Sopoti u triumfoi 3-1 në transfertën e Burrelit. Me përfundimin e javës së tretë, Kategoria e Parë vijon të ofrojë rivalitet dhe rezultate interesante në garën e këtij sezoni.