Kategoria e Parë/ Rezultate befasuese për Pogradecin dhe Bylisin, Mirel Josa debuton me fitore të thellë

Kategoria e Parë/ Rezultate befasuese për Pogradecin dhe Bylisin, Mirel Josa debuton me fitore të thellë

Java e gjashtë e Kategorisë së Parë ka dhuruar emocione dhe rezultate interesante, me katër ndeshjet e zhvilluara paralelisht që sollën gola dhe surpriza. Vëmendja kryesore ishte te Pogradeci, skuadra që synon të vazhdojë rrugëtimin drejt objektivit për ngjitjen në elitë. Pogradeci nuk arriti të marrë fitoren përballë Sopotit, me dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2. Liqenorët kaluan të parët në avantazh me Kambaton në minutën e 10-të, por Troksi barazoi në të 40-ën. Në pjesën e dytë, Lika përmbysi shifrat në minutën e 51-të, ndërsa Preknicaj riktheu baraspeshën në të 62-ën. Një nisje fantastike për Mirel Josën te Besëlidhja, që mposhti Kastriotin me rezultatin e thellë 4-1. Alidema, Hila dhe Delaj, me dy gola, vulosën suksesin e skuadrës lezhjane. Ndërkohë,...