Kategoria e Parë: Flamurtari e bën “sefte” për këtë sezon. Rezultatet e javës së pestë dhe situata në renditje (foto)

Kategoria e Parë: Flamurtari e bën “sefte” për këtë sezon. Rezultatet e javës së pestë dhe situata në renditje (foto)

11 Tetor 2026 20:41 Telesport Java e 5-të e kampionatit të Kategorisë së Parë u zhvillua të shtunën dhe të dielën, me Bylisin, Flamurtarin, Pogradecin, Besën dhe Kastriotin që siguruan fitore në ndeshjet e tyre përkatëse. Në ndeshjet e së shtunës, Bylisi mposhti Kukësin me rezultatin 1-0, ndërsa Flamurtari fitoi 2-0 ndaj Sopotit. Fitore e parë për vlonjatër këtë sezon. Sot, Pogradeci triumfoi 2-0 në transfertë ndaj Korabit, Besa fitoi 2-0 përballë Ilirisë, ndërsa Kastrioti mposhti Orikun me të njëjtin rezultat, 2-0. Ndërkohë, sfida mes Burrelit dhe Besëlidhjes u mbyll në barazim pa gola, 0-0. Pas javës së 5-të, kampionatin e kryeson Pogradeci me 11 pikë.