Kartoni i kuq i Berishës dhe dy goditje dënimi fundosin Shqipërinë në Helsinki (video)
Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në grupin C, në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë mundur 2-1 në Helsinki nga Finlanda. Trajneri Rolando Maran kishte bërë disa ndryshime në formacionin titullar nga ndeshja e kaluar ndaj San Marino. Shqipëria e nisi sot me këtë formacion: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Pilo, Ramadani, Asllani: Muçi, manaj, Hoxha. Kuqezinjtë e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e 4-të me Rei manaj. Sulmuesi kuqezi shënoi me kokë, pas krosimit të Kristian Asllanit nga goditja e këndit. Në minutën e 22-të, Etrit Berisha jep një pasim të gabuar dhe ndërhyn ndaj kundërshtarit në mënyrë të gabuar, në kufitjë e zonës së rreptësisë. Gjyqtari e ndëshkon direkt me karton të kuq. Futet Alen Sherri, dalin Berisha...
Burimi:
telesport.al